Jeremy Meeks është bërë i njohur disa vite më parë i cili u akuzua për një spastrimi bande të quajtur Operacioni Ceasefire në Stockton të Kalifornisë, pas së cilës policia ka postuar rekordin e tij në Facebook dhe kjo gjë u bë virale.
Ai është cilësuar si krimineli më seksi në botë, pasi fotoja e tij në rajonin e policisë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve falë tipareve të tij të bukura. Po ashtu, ka korrur sukses të madh në modeling dhe është kthyer në një ndër figurat më të njohura e të kërkuara.
Ai është pjesë e kompanive të ndryshme të marketingut, i cili nuk mungon asnjëherë në eventet dhe ngjarjet e mëdha.
Së fundmi, ai ndodhet prej disa ditësh në Zvicër për arsye se ai kishte për të bërë promovimin e parfumeve të një dyqani.
Modeli është takuar me një shqiptar i cili e ka mësuar atë si të bënte shqiponjën e flamurit shqiptar me duar dhe pas kësaj fotoje, fotoja e tyre ka bërë xhiron e rrjetit duke ku nuk kanë munguar komentet e shumta nga shqiptarët.
Disa javë më pare u bë një lajm shumë i përfolur për mediat anë e mbanë botës, kjo për arsye sepse ai i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me partneren e tij të dytë, pasi tani ka deklaruar se është beqar.