Kush e kishte menduar? Kylie Jenner lindi me 1 shkurt vogëlushen e saj, Stormi duke u bërë fëmija më i përfolur i momentit.
Para se Stormi të vinte në jetë, kishte ngjallur mjaft kurizotet tek ndjekësit e 20 vjeçares, për emrin që ajo do të zgjidhte për vajzën. Në fillim emri ‘Stormi’ u pëlqye shumë, por këtë herë burime pranë Dailymail, zbulojnë se mamaja e Kyliet, Kris Jenner nuk e pëlqen aspak emrin e vogëlushes. Dhe e ka një arsye.
Shkak për këtë është bërë skandali i Trump me pornostaren, Stormy Daniel. “Kirss Jenner e pëlqente shumë emrin Stormi kur lindi, por tani e urren! Ajo është e tmerruar dhe shpreson që skandali i saj me Donald Trump të largohet. Ky emër erdhi për të në një kohë të keqe”, u shpreh burimi.