Edhe pse emri i Travis Scott është në certifikatën e lindjes së vogëlushes Stormi dhe e pamë të shfaqet në videot e shtatzënisë së Kylie Jenner përsëri nuk kanë munguar zërat e dyshimeve se Tyga është babi i vërtetë i Stormit.
Pavarësisht këtyre gojëve të liga ka qenë pikërisht Kris Jenner mamaja e Kylie-t e cila i ka dhënë fund thashethemeve që qarkulluan në internet që nga koha kur Kylie ishte shtatzënë.
Duke folur në programin radiofonik të Kyle dhe Jackie O të dielën mamaja e Kylie Jenner i ka mohuar definitivisht zërat rreth mundësisë që Tyga të jetë babai i vërtete i Stormit.
“Kur pashë zymtësinë e Tyga-s duke u bërë palë me zërat se ndoshta ai ishte babai i vërtetë, mendova oh Zot kjo çështje do të kthehet në një rëmujë të vërtete.
Ishte njësoj si ti referoheshe një screenshoti të fshirë me lajmin e shtatzënisë së Kylie-t ku Tyga komentone , Zot jo ai është fëmija im.
Oh jo, jo, jo mendova kjo është thjesht një mënyrë e të bërit biznes në internet, të njëjta zhurma pas asgjë reale”, është shprehur Kris Jenner duke hedhur poshtë kështu përfundimisht dyshimet se Tyga mund të jetë babai i Stormit.
'That was a bunch of rumours' @krisjenner on #Tyga being baby daddy pic.twitter.com/esoBPIl0Vz
— Kyle and Jackie O (@kyleandjackieo) March 11, 2018