Familja Kardashian gjithmonë ka qëndruar në qendër të vëmendjes, pasi çdo veprim i tyre bën bujë në mediat rozë.
E ëma e Kim, Kris Jenner së fundmi ka bërë një ndryshim në ‘look-un’ e saj dhe të gjithë fansat u surprizuan me pamjen e re. Në një foto të postuar nga ‘hairstylist-i’, Andrew Fitzsimons, i cili rregullisht punon me familjen Kardashian, Kris u shfaq me një stilim flokësh me baluke.
Një pjesë e mirë e fansave kanë rënë në një mendje për ngjashmërinë e dukshme të Kris me vajzën e saj, Kim. Konkretisht këtë ‘look’, ylli i ‘Keeping up With Kardashians’ e ka patur në 2008-ën. Me siguri edhe Kris është frymëzuar nga vajza e saj dhe dukshëm kjo zgjedhje i hoqi disa vite nga supet.