INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kris Jenner një mama për t’u marrë shembull! Ja sesi kujdes për Khloe-n pasi solli në jetë fëmijën[FOTO]

Kris Jenner një mama për t’u marrë shembull! Ja sesi kujdes për Khloe-n pasi solli në jetë fëmijën[FOTO]

Publikuar më: 13:04 16-04-2018

Tradhtia e basketbollistit Tristan Thompson me striptisten Lani Blair, sipas gjasave do t’ia ketë vështirësuar edhe më shumë momentet e ëmbla kur Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Por ja që diva e showbizz-it ka një mama për tu patur zili si Kris Jenner e cila po përpiqet t’ia mbajë humorin në nivelet më të larta pavarësisht këtyre momenteve të vështira.

Një burim i afërt  me familjen Jenner thotë për Entertainment Tonight: “Khloe i duhet suporti i mamasë së saj tani më shumë se kurrë. Çdokush e ka parë Khloe-n si motra më e fortë e familjes por sjellja në jetë e fëmijës së para dhe tradhtia e Tristan, kanë sjellë që mbështetja e Kris-it të jetë esenciale për të mbajtur sa më lart humorin e Khloe-s.

Khloe dhe Kris po kalojnë shumë kohë së bashku duke u kujdesur për bebin dhe mamaja e saj Kris po i jep disa leksione sesi ti japë gji vogëlushes.”, shprehet burimi.

Tristan Thompson sipas zërave që qarkullojnë e ka tradhtuar me pesë femra të ndryshme Khloe-n në muajt e fundit ku përveç striptistes Blair janë edhe disa vajza të tjera që quhen Stephanie, Maria dhe Tania.

Bravo Kris Jenner! Suporti ndaj Khloe në këto momente është mëse jetësorë.

sdfg_34.PNG

sdf_w.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383