INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krisen marrëdhëniet Greqi-Rusi. Greqia dëbon dy diplomatë rusë, kundërpërgjigjet Moska

Krisen marrëdhëniet Greqi-Rusi. Greqia dëbon dy diplomatë rusë, kundërpërgjigjet Moska

Publikuar më: 15:34 11-07-2018

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Rusisë po krisen. Mediat greke thonë se shkak është bërë vendimi për të dëbuar dy diplomatët rusë, pasi dyshohet se ata kanë spiunuar dhe kanë ndërhyrë në punët e brendshme. Ndërsa janë ndaluar që të hyjnë në territorin grek dhe dy diplomatë të tjerë. Sipas gazetës “Kathimerini”, diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshëm kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së ryshfetit. Gazeta shkruan se Athina mori masa pas përpjekjeve të diplomatëve rusë për të ‘minuar’ marrëveshjen, që Greqia nënshkroi me Maqedoninë muajin e kaluar, për emrin e ri. Edhe Zëdhënësi i qeverisë greke ka folur në kanalin televiziv ‘Skai’ për vendimin:

‘’Diplomatët rusë kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe kanë shpërdoruar postet, duke influencuar me metoda jashtë kuadrit të rolit diplomatik përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse dhe kanë blerë informacione shtetërore nga nëpunës qeveritarë të pushtetit lokal dhe kanë sjellje agjentë në Greqi’’ ka pohuar ai.
Ndërkohë Rusia është përgjigjur menjëherë. Ministria e Jashtme ruse, shkruajnë mediat, tha se dhe ata do të veprojnë po njëlloj me diplomatët grekë, duke larguar dy prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664