Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi mes Pajtimit dhe Sarës.
Ky i fundit i ka shprehur Sarës faktin se do të donte të kishte një marrëdhënie si ajo mes Donaldit dhe Beatrix.
Sarah iu përgjigj duke i shprehur me ironi keqardhjen se ka zgjedhur femrën e gabuar për këtë gjë.
Pas kësaj diskutimi mes tyre agravoi duke u përfshirë në të edhe disa nga banorët e tjerë.
Pajtimi këmbënguli se me sjellen e saj, Sarah po krijon në publik përceptimin se marrëdhënia e tyre është thjesht një lojë.
Në fund të këtyre replikave Pajtimi i revoltuar nxiton të bëjë dhe një deklaratë tjetër të rëndësishme.
‘’Je e lirë’’,- i tha ai Sarës.
Sarah e nervozuar këmbënguli që t’i sqarojë atij se e gjitha ishte keqkuptim dhe pasojë e një shakaje por mesa duket për Pajtimin këto ishin disa batuta që nuk u përtypën lehtë.