INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriset raporti me Donaldin?! Beatrix kërkon të largohet, e ëma i dërgon menjëherë mesazh

Kriset raporti me Donaldin?! Beatrix kërkon të largohet, e ëma i dërgon menjëherë mesazh

Publikuar më: 13:38 03-01-2022

Përplasjet dhe krizat e para mes Donaldit dhe Trikses i shikojmë prej ditësh. Së fundmi këngëtarja ka kërkuar të largohet nga shtëpia vip pasi mendon se po pengon lojën e Donaldit.

Banorët e tjerë janë vënë në dijeni dhe menjëherë kanë filluar ta këshillojnë që të mos marrë vendime të gabuara.

Nga ana tjetër mes çiftit është parë një mungesë komunikimi. Donaldi shpesh është shprehur se ajo bën si fëmijë për gjëra të kota.

Kujtojmë se Triksa ka menduar dhe pak më herët të braktisë shtëpinë por mbetet për tu parë në vazhdim se çfarë vendimi do të marrë. 

Pas këtij momenti këngëtarja është surprizuar nga e ëma, e cila i ka dërguar një videomesazh. Ajo i ka thënë të mos i marrë gjërat shumë seriozisht dhe ta shijojë këtë eksperiencë.

“Shijoje këtë eksperiencë ashtu siç je e brishtë dhe e sinqertë. Ne të përkrahim dhe të duam shumë. Mos i merr gjërat aq serioze sepse nuk janë. Të lutem Trixa, vazhdo nëse ty ta do zemra, më ke gjithmonë afër, ke përkrahjen tonë”, shprehej e ëma, duke lumturuar Beatrixën.

"Do jem mirë, do të bëj krenare të premtoj", është shprehur këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104