Krishtlindje në det. Nuk është titulli i një filmi italian, por realiteti në Vlorë. Disa vlonjatë kanë vendosur që të sfidojnë temperaturat e ulëta duke u futur në det ditën e Krishtlindjeve. Mes tyre është edhe një grua që është futur në ujë të lahet sot në ditën e Krishtlindjeve.
Deti është dashuria më e madhe për vlonjatët, që duket se nuk iu intereson stina. Një nga vlonjatët tha jetojnë prej vitesh jashtë vendin dhe kanë zgjedhur që të kthehen dhe të kalojnë festat në vendlindje duke shijuar plazhin dhe detin.