INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krishtlindje në shtëpi! Djali i Michael Buble lë spitalin këto festa [FOTO]

Krishtlindje në shtëpi! Djali i Michael Buble lë spitalin këto festa [FOTO]

Publikuar më: 19:25 11-12-2016

Më në fund një lajm i mirë për Michael Buble dhe bashkëshorten e tij Luisiana Lopilato!

Pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi, djali 3 vjeçar i Michael Buble, Noah, i është nënshtruar kimioterapisë, e cila pritet të zgjatë 4 muaj. Mirëpo mjekët e spitalit ku po kurohet Noah, kanë dhënë lejen që vogëlushi t’i kalojë pushimet pranë familjes së tij. Është vetë këngëtari kanadez që ka dhënë këtë lajm të mirë për të dhe familjen e tij. Sigurisht që nuk do të jetë një Krishtlindje e zakonshme në familjen “Buble”, pasi Michael dhe Luisiana do të organizojnë një festë të bukur në Los Angeles, ku janë transferuar momentalisht për të kuruar të voglin Noah. E për ta zgjeruar më shumë këtë festë, ata do të ftojnë edhe familjarët e tyre më të afërt.

Shpresojmë që kjo të jetë një shenjë që i vogli Noah është në gjendje më të mirë dhe po shërohet.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723