INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krishtlindjet ''bëjnë bashkë'' politikanët shqiptarë, ja urimet e tyre për festën! [FOTO]

Krishtlindjet ''bëjnë bashkë'' politikanët shqiptarë, ja urimet e tyre për festën! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 24-12-2018

Besimtarët e krishterë kremtojnë sonte Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes.

Në një atmosferë fantastike, Tirana po pret Krishtlindjet me një koncert festiv që po zhvillohet në “Skënderbej”. Festa nisi me tingujt muzikore të orkestrës frymore ku u luajtën partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Teksa përshëndeti të pranishmit për Krishtlindjet, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se 2018 është një vit i mbushur me shumë punë të bukura dhe siguroi se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara.

“Uroj që të jetë bereqet ky vit i ri që vjen në 2019-n dhe shpresoj me gjithë punët e bukura që kemi bërë në 2018-n, të jemi gjithmonë bashkë dhe të jemi gjithmonë pozitivë e optimistë, se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara. Për të gjithë ata vëllezër e motra të krishterë, duam t’u urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe qoftë një Krishtlindje e bukur dhe e mbarë por edhe për të gjithë të tjerët, duke qenë se ne në Tiranë i festojmë të gjitha festat qofshin edhe ato fetare. Duam t’u urojmë vetëm më të mirën, energjinë pozitive që buron nga ky qytet dhe që frymëzon gjithë punët e mira që ndodhin në Shqipëri”, tha Veliaj.

Ai falënderoi edhe artistët që iu bashkuan Bashkisë për të pasuruar jetën kulturore të kryeqytetit në këto ditë festash.

 

Nuk mund te mungonte një urim dhe nga Presidenti Ilir Meta i cili ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Kreu i Shtetit kërkon që në këtë ditë të shenjtë t’ i japim më shumë harmoni të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë.

Urimi i Metës:

Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.

Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.

Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi përmes një mesazhi në ‘Facebook’ uron gjithashtu besimtarët e krishterë për Krishtlindjet. Kryemadhi shkruan se;

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën këmbanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. ??

Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! ?

Përzemërsisht!”, shkruan Kryemadhi.

nike.png

 

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me të birin e tij, Zahon që po i bie një vegle muzikore.

Në videon e ndarë në Instagram, Rama ka shkruar “Krishtlindjet po vijnë”.

 

reme.png

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë me anë të një postimi në Facebook ku shkroi:

Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984