INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krishtlindjet dita me e keqe për ndotjen [Video]

Publikuar më: 18:38 23-12-2016

Dita e Krishtlindjeve është dita "më e ndotur " e vitit përsa i përket toksinave në shtëpi, për shkak të gazrave të lëshuara nga gatimi i mishit, ndezjes së zjarrit dhe organizimit të festave. Kjo ndikon në ndotjen e ajrit paralajmërojnë ekspertët. Rreziku vjen nga furrat e gazit dhe nga dioksidi i azotit. Pjekja e gështenjave në një zjarr të ndezur në ambjent të hapur, apo edhe përgatitja e tyre në zjarrin me dru-furre, bënë që të thithet tym druri, i cili lidhet direkt me vdekjet e parakohshme.
Edhe ndezja e qirinjve, me përmbajtje festive dhe aroma si kanellë, sjellë lirimin e kimikateve të paqëndrueshme në ajër. Eksperti i ndotjes së ajrit Profesor Ian Colbeck, i Universitetit të Essexit (Eksesit), ka paralajmëruar familjet që mblidhen në ambjente brenda shtëpisë me tym, që të hapin një dritare, ose më mirë akoma do të ishte të shkojnë të bëjnë një shëtitje për të marrë ajër të pastër në ditën e Krishtlindjeve. Studimet kanë treguar se shtëpitë tona të mbyllura janë një rrezik potencial për shëndetin. Bimët e shtëpisë mund të thithin vetëm një pjesë të tymit që qarkullon brenda. Në Danimarkë, emetimet nga soba me dru janë llogaritur se shkaktojnë 400 vdekje të parakohshme çdo vit, ndërsa në Londër ajo është përgjegjëse për 7 deri në 9 për qind të ndotjes së shkaktuar gjatë periudhës së dimrit. Ndotja nuk është rreziku i vetëm, agjencia e sigurimit NFU Mutual paralajmëroi dje se ngrohja me dru shkakton zjarre në shtëpi për Krishtlindje. Ajo pagoi 1,7 milionë £ (paund) për shkak të zjarreve të shkaktuara nga oxhaku gjatë vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098