Edi Paloka ka rrëfyer detaje të veçanta nga jeta e tij .
Ai është shprehur se këtë vit këto krishtlindje janë tepër të veçanta për të dhe familjen e tij.
Ai do të festojë në një restorant afër shtëpisë jo vetëm Krishtlindjet por edhe ditëlindjen e tij, ku siç tregon ai edhe vajza e madhe do i prezantojë për herë të parë me shokun e saj.
Nënkryetari i PD-së ka mbushur 52-vjeç ditën e shtunë, por do ta festojë ditën e sotme, ku në familjen Paloka do të ketë 3 gëzime në një ditë.
“Krishtlindjet do t’i festojmë në një restorant pranë shtëpisë. njëherësh do të festoj dhe ditëlindjen time. Kam mbushur 52 vjeç, edhe pse nuk tregohet mosha. Ndërkohë që vajza e madhe do të na prezantojë me shokun e saj për herë të parë”, – ka thënë Paloka për gazetën shqiptare