Artistja e njohur e muzikës popullore Maya Alickaj, ka sjellë në jetë një djalë në kohën më të bukur të festave të fundvitit.
Këngëtarja, e cila u bë nënë për herë të parë, e ka pagëzuar djalin me emrin Jonas.
Krishtlindjet këtë vit, siç edhe vetë ajo ka zbuluar nëpërmjet një postimi në profilin e saj ‘Instagram’, po festohen me një anëtar të ri në familje. “Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë me dashuri. Maya dhe Jonas”,-ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet teksa shëtit të voglin.
Maya e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj dhe zbuloi rreth një muaj më parë se do të bëhej nënë së shpejti. Ajo ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe kolegët në këtë ditë speciale.