INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krisje mes familjes Ejlli dhe Tito? Ja kush mungoi në festën e organizuar nga çifti

Krisje mes familjes Ejlli dhe Tito? Ja kush mungoi në festën e organizuar nga çifti

Publikuar më: 15:31 24-11-2023

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Luizi nëpërmjet një kënge të dedikuar për vajzën e tij zyrtarizoi pritjen e ëmbël edhe pse prej kohësh “IconStyle” ekskluzivisht tregoi që Kiara ishte shtatzënë.

Gëzimin e tyre ata zgjodhën ta ndajnë me miqtë dhe familjarët ku organizuan një festë tepër të veçantë për vogëlushen që do të vijë në jetë. Bashkë me miqtë ata zbuluan gjininë e fëmijës por përtej kësaj u vunë re disa detaje të rëndësishme. Vëllai i Kiarës mungonte në festën e organizuar nga çifti.

Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, Kiara ka komunikuar me vëllain e saj me kamer ku e ka pyetur se çfarë mendonte për Luizin dhe ai ka pranuar që i pëlqen shumë burri i motrës.

Detaj tjetër shumë i rëndësishëm është që as motra, as mamaja dhe as kunati i Luizit nuk morën pjesë në festë. Mungesa e tyre është parë edhe gjatë celebrimit që ata bënë në natën finale të “Big Brother”.

Arsyeja pse ata nuk erdhën është që jetojnë larg apo marrëdhënia e tyre nuk është e mirë?

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609