INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krisje në martesën e Kim dhe Kanye? [FOTO]

Krisje në martesën e Kim dhe Kanye? [FOTO]

Publikuar më: 12:15 28-08-2016

Kim Kardashian dhe Kanye West padyshim janë çifti më i famshëm në Showbizz, dhe shpesh herë na e kanë demonstruar dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Mirëpo këto ditët e fundit ne na kanë lindur disa dyshime, pasi na duket sikur marrëdhënia e tyre është zbehur disi. Kim ishte me pushime në Meksikë, pa bashkëshortin e saj, por ajo tashmë është kthyer dhe akoma nuk e kemi parë me Kanye. Ky i fundit është parë duke dalë vetëm nga apartamenti i tij në New York, ndërsa Kim shkoi për të parë ekspozitën e shumëpërfolur “Famous” në të njejtin qytet por, e shoqëruar nga Kendall Jenner.

West nisi turin e tij muzikor “The Saint Pablo”, dhe 35 vjeçarja Kim K, nuk ishte aty. Për më tepër, RadarOnline.com bën me dije, se ylli i Keeping Up With Kardashian, i shtyu pushimet e saj, pa lejen e bashkëshortit Kanye. A mendoni se West dhe Kardashian po shkojnë drejt ndarjes?!

 

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999