Ka dalë më në fund online traileri zyrtar i projektit më të ri të Woody Allen, atij "Cafe Society".
Bëhet fjalë për filmin e fundit të regjisorit të famshëm, i cili do të bëjë bashkë dy aktorë të dashura për publikun si Kristen Stewart dhe Blake Lively. Ngjarjet në film fokusohen tek personazhi i Bobby Dorfman i cili si fillim udhëton drejt Hollywood-it të viteve 1930 ku bie në dashuri, dhe më pas per t'u rikthyer në New York ku shumë shpejt bëhet pjesë e botës tërheqëse të clubeve të nivelit të lartë. "Cafe Society" do të ketë premierën e tij ekskluzive natën e parë të Festivalit të Kanës, ndërsa në kinema pritet të dalë më 15 korrik!