Pas shumë spekulimesh, më në fund Kristen Steëart ka dalë hapur dhe e ka pranuar se është në një lidhje me producentin Alicia Cargile. Ajo është shprehur për “Elle Uk” se është e lumtur me të dashurën e saj, se nuk ka aspak turp për këtë lidhje. Aktorja ka shprehur një dashuri të vërtetë kundrejt Cargile, ku ka pranuar se ka patur herë që janë ndarë por dashuria i ka ri-lidhur. Ylli i Hollywood pasqyroi një lumturi të pamasë për këtë ndjesi dhe përsëriti se turpi dhe ajo s’kanë asnjë lidhje, duke thënë se ndihet më mirë tani sesa kur ishte në një lidhje me një mashkull, ndoshta e kishte fjalën për Robert Pattison. Urime vajza!