Gjatë këtij Festivali të Filmit në Kanë , ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte edhe aktorja Kristen Stewart.
Jo për faktin që është simpatike, as për look-un, por për jetën e saj private. Aktorja u pa teksa ecte dorë për dore me Alicia Cargile, e cila dyshohet të jetë partnerja e saj aktuale. Edhe pse ende nuk kishte dalë ndonjë konfirmim zyrtar, kishte kohë që Kristen dhe Alicia ishin bërë pjesë e lajmeve rozë. Por pavarësisht këtyre lajmeve, Stewart u pa në sjellje intime me këngëtaren franceze. Megjithatë duket se aktorja e gjen vetveten dhe ndihet më mirë krah Alicia Cargile, sic edhe duket në këtë foto. Kjo të bën të mendosh se 26 vjeçarja është rikthyer të takohet me ish të dashurën, me të cilën u pa të shoqërohej në projektimin e filmit të ri të Shia LaBeouf, “American Honey”.