INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kristi dhe Dea reagojnë sërish për të sqaruar edhe një herë tjetër marrëdhënien mes tyre!

Kristi dhe Dea reagojnë sërish për të sqaruar edhe një herë tjetër marrëdhënien mes tyre!

Publikuar më: 13:31 29-08-2023

Që pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, marrëdhënia mes Krist Aliaj dhe Dea Mishel u pa si më tepër se sa thjesht miqësi. Edhe pse dyshja asnjëherë nuk e pranuan dhe as nuk e mohuan, veprimet dhe afrimiteti i tyre shtonte vazhdimisht dyshimet.

E si për t’i shtuar akoma më shumë benzinë zjarrit, postimi i djeshëm i Deas për Kristin, shoqëruar me komentin e Ronaldo Sharkës, u duk se vendosi “pikat mbi i”. Nëse ende nuk jeni në brendësi të situatës, e gjeni këtu.

E pasi bënë lëmsh rrjetin e thanë fjalët më të ëmbla për njëri-tjetrin, Kristi dhe Dea kanë reaguar sërish. Ishte Kristi ai që vendosi të sqarojë i pari situatën duke theksuar se blogeren e ka vetëm mikeshë e madje është në një marrëdhënie me dikë tjetër.

Të njëjtin postim e ka ri-shpërndarë edhe Dea në Instagramin e saj, duke shkruar edhe ajo disa fjalë. Dea sqaron se Kristi i është kthyer në një mik të vërtetë dhe nuk ka asgjë më tepër mes tyre. Madje ajo habitet se si njerëzit nuk e kuptojnë këtë. (Edhe pse në fakt në cdo postim që ka qarkulluar nga ditëlindja e Kristit, vajza më e afërt me të, dukej Dea, dhe në këtë pikë pak vështirë për ta kuptuar..por nejse).

-640-0-img-2468-940.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932