INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kristi Pinderi thumbon Jul Dedën: Më vjen mirë që nuk na ndahet!

Kristi Pinderi thumbon Jul Dedën: Më vjen mirë që nuk na ndahet!

Publikuar më: 18:53 06-05-2017

Pak ditë na ndajnë nga parada e komunitetit LGBT, që  pritet të  zhvillohet këtë  herë, jo më  17, por më  13 Maj.

Për të  folur për këtë , në  emisionin "Thumb" ka qenë  i ftuar, kryetari i këtij komuniteti, Kristi Pinderi, i cili ka shprehur bindjen se atë  ditë  do t'iu bashkohen shumë  persona, madje edhe nga çadra. "Do të  kalojmë  edhe nga çadra dhe jam i sigurtë  që  shumë  prej tyre do të  dalin nga çadra dhe do të  na bashkohen ne" ka thënë ai. Ndërsa një  lajm që  nuk është  më  surprizë , është  fakti që  ky komunitet ka menduar t’i japë  edhe një  cmim aktorit të  njohur, Neritan Licaj, si një  nga personazhet publikë  mbështetës për liri dhe të drejta të  barabarta mes qytetarëve. Nga ana tjetër, I pyetur se cfarë  mendonte për pjesën që ishte në kundërshtim me parimet e tyre, Kristi u përgjigj: “Më  vjen mirë  që  është  dikush që  nuk na ndahet dhe ai është  Julian Deda. Nga ato që  shkruan ai, njerëzit e kanë më  të lehtë  të kuptojnë  budallallëkun nga gjërat e rëndëisshme”. Julian deda, edhe pse jo i vetmi, është  nga persoanzhet më  aktivë  në  shprehjen e hapur të  qëndrimit kundër ndaj komunitetit në  fjalë ./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057