INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kristi Pinderi Vs Enkel Demi për “çështje bibilushi

Kristi Pinderi Vs Enkel Demi për “çështje bibilushi

Publikuar më: 14:51 07-05-2016
Emisioni i mbrëmshëm  “Zonë e lirë”e Arian Çanit, ka shërbyer  si mollë sherri mes Enkel Demit dhe Kristi Pinderit.  Ky i fundit u shfaq në këtë emision  me një person transgender, e quajtur “Lepurushja” dhe kjo paraqitje pati shumë reagime në rrjetet sociale.  Statuset e tyre respektivë ua qartësojnë më shumë konfliktin Demi-Pinderi. 
“Kel Demi paska shkruar prapë dhe nga titulli m’u duk sikur e kishte kapur frika mos i pres unë bibilushin, (sikur s’mjafton Mesila për atë punë), por në fakt kishte shkruar disa gjëra me mend. 40-50% dakord me homodhjaksin , erdhi kjo ditë pra.  Edhe pak dhe do bëhet #homofans”, e sulmon Pinderi.  
Por menjëherë pas kësaj, është kontaktuat  nga newsbomb.al  gazetari Enkel Demi i cili ka thënë se Kristi Pinderi paska mbetur te rubrika: “Mikrofoni midis jush”.
 Por çfarë ishte ajo që e acaroi Kristi Pinderin, e shkruar nga Enkel Demi? 
 
Kur Kristi të pret bibilushin
 
E di që do nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të më vënë etiketa meqë nuk i braktisim dot përcaktorët  në mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë, kam vënë ndërgjegjen në paqe dhe nuk do të mund t’i mbush mendjen askujt nëse jam kundër homoseksualëve , pasi as jam, as kam qenë as nuk do të jem. Në mbrëmjen e dytë të së  premtes pashë në studion e Arian Çanit një të ri/të re që kishte dalë në shesh për të kërkuar ndihmë në të holla  për të këmbyer seksin. Ariani, i cili e ka zakon të mkos fshihet pas gishtit, e shpjegoi më copë këtë punë, tek tha se kërkon dy mijë euro që të presë bibilushin. Për hir të punës, kërshërisë, pse jo dhe çudisë, e ndoqa këtë njeri që iu përgjigjej pyetjeve të gazetarit. Mendohej gjatë për të thënë një “po”ose “jo”.  
Tani, pse po bëhem i gjallë unë sërish për një çështje të tillë? Në radhë të parë më ngjau që djalvajza u trajtua si objekt, pak a shumë si ato modelet anatomike prej allçie në orën e biologjisë (qofsha gabim se atw debatin por homodhjaksitetin nuk e honeps dot). Në radhë të dytë djalvzja me atë çka rrëfeu, ndoshta më shumë sesa operacionin e ndërrimit seksual, më parë ka nevojë për një trajtim psikik. Natyrisht një mjek këtë mund ta vlerësojë shumë më mirë se  unë që po e shihja dhe Kristi që shpejgonte kurat me hormone. Kudo në botë këto raste më parë i trajtojnë psikikisht”. 
Article Logic
Execution time: 0.003870964050293