INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritere të reja për fazën e dytë të përzgjedhjes së maturantëve në universitete

Kritere të reja për fazën e dytë të përzgjedhjes së maturantëve në universitete

Publikuar më: 17:34 15-09-2016

Problemi i maturantëve është kthyer në një ndër çeshtjet më problematike dhe të diskutuara në vend. Por mesa duket  Ministria e Arsimit është në prag të një  ndryshimi të rëndësishëm që lidhet me kriteret e pranimit në universitete ne fazën e dytë. Pikët e maturantëve që aplikojnë në këtë fazë do të përllogariten me një formulë të re. Ky rezultat ka ardhur pas bisedimeve të vazhdueshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Ministrinë e Arsimit dhe rektorë të universiteteve. Pas një diskutimi të deputeteve të LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, është gjetur akordi për të rishikuar kriteret për pranimin e maturantëve në universitete.

Më konkretisht, bëhet fjalë për grupl ëndët që kanë peshë të ndryshme për degë të caktuara që shumë maturantë as i kanë bërë në gjimnaze e të tjera kanë bërë të njëjtën lëndë, por me emërtim tjetër. . Nuk do të ketë më penalitete me zero pikë për lëndët me zgjedhje. Fakultetet do t’i konvertojnë me lëndë të ngjashme që maturanti ka zhvilluar në shkollë të mesme dhe më pas do ti vlerësojë me pikë, sipas profilit të çdo universiteti.

“Ajo për të cilën ne ramë dakord dhe ministria e universitetet po punojnë është për një rishikim të kritereve të vendosura nga universitetet për fazën e dytë, me qëllim që në totalin e pikëve që fiton maturanti, asnjë prej tyre të mos përllogaritet zero. Rasti i një dege që filozofia është vendosur si kriter dhe gjimnazisti nuk e ka bërë, nuk do t’i quhet zero, por një lëndë e përafërt që po dakordësohet mes universiteteve dhe ministrisë”, tha për gazetën Panorama, deputetja Mehmetaj, pas takimit në ministri.

Qëllimi i kësaj është që një maturant me notë mesatare më të ulët të mos renditet në sistem përpara një tjetri me mesatare më të lartë.

Në raundin e dytë maturantët aplikojnë sërish me dhjetë preferenca në varësi të dëshirës që kanë. Pasi mbyllet kjo fazë, lirohen vendet dhe zhvendoset vija e kuqe në bazë të vullnetit që kanë shprehur ata. Pra, nuk bën një kërkesë tjetër me një listë të re, por vazhdon me të njëjtën derisa të fitojë një prej shkollave që ka listuar”, sqaron deputetja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832