INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriteret për tu regjistruar në universitete. Ja kë penalizojnë…

Kriteret për tu regjistruar në universitete. Ja kë penalizojnë…

Publikuar më: 09:31 06-07-2016

Sipas raportiti të Platformës Shqiptare për Advokim Politikash (APPA), mesatarja për të ndjekur uiniversitetin është 6. Në këtë mënyrë penalizohen nxënësit e shkollave të mira duke u favorizuar shkollat e rretheve dhe ato private. Ky kriter i padrejtë do të dërgojë maturantët e Tiranës në Durrës, Shkodër e Elbasan.
Ministria e Arsimit ka përcaktuar notën mesatare 6 si kriter hyrës për të gjitha universitetet publike dhe private. Asnjë nxënës nën këtë mesatare nuk do të ketë mundësi të ndjekë studime universitare në Republikën e Shqipërisë.
Kjo situatë mund të duket normale, por duke u bazuar në rankimin e shkollave të mesme që ka realizuar vetë ministria nëpërmjet raportit të maturës shtetërore na rezulton se cilësia e mësimdhënies dhe mësim nxënies ka diferenca të mëdha mes shkollave.
“Kjo diferencë bën që nota 6 e shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, nuk është e njëjtë si nota 6 e një shkolle në periferitë apo zonat e thella. Sikur edhe gjysmë note diferencë të ketë vlerësimi, ky kriter penalizon nxënësit e shkollave më të mira dhe favorizon ata të shkollave të rankaura në fund të renditjes. Ky penalitet shfaqet edhe tek kriteret që vetë universitetet kanë përcaktuar për pranimin në to, ku përgjithësisht vërehet nota 7 si mesatare pranuese, të paktën në Tiranë’’- thekson Rigels Xhemollari, menaxher pranë Institutit të Studimeve Politike.
Gjithashtu kriteret e vendosura penalizojnë dhe nxënësit që duan të studiojnë mjekësi, ku mesatarja e publikut është është 8 – 8.5 ndërsa e privatit 6. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar për mjekësi, por për shkak se kanë dalë nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga universiteti publik dhe do ti drejtohen rrjedhimisht atij privat.
Nxjerrja e tezës së maturës dhe pamaturia e administrimit të proçesit është një rrënim për arsimin shqiptar.
“Fakti që prej vitit 2010 e deri sot janë dokumentuar publikime online të tezave të provimeve përpara mbarimit ose gjatë zhvillimit të tyre vërteton mungesën e përgjegjshmërisë dhe seriozitetit gjatë administrimit të provimeve të maturës shtetërore. Këtë vit teza B e matematikës u publikua në rrjetet sociale 40 minuta para provimit”-shton më tej Xhemollari.
Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë radhë të marrë masa ndaj administratorëve të provimeve për tezat e dyshuara për kopje. Nëse kjo do të ndodh, do rritej barazia ndërmjet nxënësve.Newsbomb

Article Logic
Execution time: 0.0017430782318115