Kim Kardashian nuk është tipi që i duron kritikat, veçanërisht kur prekin pjesët e saj intime, të cilat e kanë bërë kaq të famshme nëpër botë dhe praktikisht po i sigurojnë jetesën.
Kështu ajo jo vetëm nuk ka ngurruar që të kundërpërgjigjet, pasi ka sulmuar me radhë të gjithë ata që kritikuan foton e saj nudo, ku numërohen aktoret Bette Midler dhe Chloe G Moretz, por ka vazhduar edhe më tej. Ajo ka publikuar një foto tjetër tërësisht nudo në profilin e saj në Twitter, duke u kthyer kështu të pasmet atyre që ia refuzuan. Në foton e re nudo, sepse tashmë ka bërë një koleksion të tyre, bukuroshja 35 vjeçare tregon jo vetëm një formë fantastike pas lindjes, por gjithashtu shfaq të gjithë linjat e saj seksi, duke fshehur me duar vetëm pjesët më “të ndjeshme” të hireve femërore. Gjithmonë e bukur për t’u parë, megjithëse tashmë praktikisht ia kemi pësuar trupin përmendësh.