INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikat e Ramës për protestën në “Rrugën e Kombit”, Stresi “i përvishet” keq, shihni çfarë i thotë kryeministrit [FOTO]

Kritikat e Ramës për protestën në “Rrugën e Kombit”, Stresi “i përvishet” keq, shihni çfarë i thotë kryeministrit [FOTO]

Publikuar më: 17:20 01-04-2018

Stresi nuk u përmbajt, por u pendua më pas!

Ditën e djeshme u zhvillua një protestë e ashpër në “Rrugën e Kombit” për taksën e vendosur, të cilën duhet ta paguajnë drejtuesit e automjeteve që kalojnë në autostradë dhe reagimet për protestën kanë vijuar edhe ditën e sotme.
Pas protestës kryeministri Rama bëri disa deklarata publike ku u shpreh se do të merren të gjitha masat e mundshme ligjore për protestuesit që shkaktuan ato trazira. Dhe një ndër më të indinjuarit me qeverisjen “Rama” është edhe reperi i njohur Stresi.

Pas angazhimit të babait të tij Sali Lushaj, gjatë tubimit të djeshëm, vetë këngëtari ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj shefit të qeverisë Edi Rama.
Ai shkruan në rrjetin social Instagram se nuk do t’i dorëzohet këtij pushteti dhe se kryeministri i ka ditët e numëruara, madje ka treguar se vetë ka qenë një familje e internuar. Mirëpo më pas Stresi është penduar dhe e ka fshirë foton nga Instagrami i tij.

“Ti Ta Ha m*tin o zoti kryeminister! jam nje djale qe kam lindur ne interrnim dhe jam nje familje qe kemi luftu per liri gjith jeten tone dhe kemi deshmore ne shtepin tone .
Nuk do dorzohemi para teje e para shtetit tend .
Mos i perdor policin kundra nesh sepse dhe ata jan djem nenash si ne dhe jan gjynah por skan cfare te bejn dhe ata te shkretit dikush duhet ta bej detyren e shtetit .
I keni oret e numeruara ti bashk me kabinetin tend nje kabinet perversash dhe nje kabinet orgjish .
Me rrespekt Arkimed Lushaj i betuar kundra kti shteti , ndersa ju qe shitet voten per 50 mi lek mbani pasojat”, shkruan Stresi.

stress.png

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543