INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikët e Bashës mblidhen në Durrës: Rama po tenton të marrë PD-në

Kritikët e Bashës mblidhen në Durrës: Rama po tenton të marrë PD-në

Publikuar më: 19:24 12-07-2017

Grupi i demokratëve anti-Basha ka nisur turin e takimeve. Këtë pasdite, ata janë mbledhur në qytetin e Durrësit, ku kanë nisur turin e takimeve me strukturat e PD, tur që do të vijojë edhe në qytetet e tjera.

Takimi në Durrës u njoftua nga kandidati i përjashtuar prej Bashës nga gara për kreun e ri të PD, Astrit Patozi, ndërsa në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” janë pjesëmarrëS një numër i madh njerëzish. Mes tyre është edhe kreu i këshilltarëve të djathtë të Bashkisë së Tiranës, Leonard Olli.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Olli e akuzoi ashpër Lulzim Bashën, duke thënë se në shtator do nisë punën në PD, ku shumica e anëtarëve nuk i përkasin partisë. Më tej, ai shtoi se insitucioni i PD është një aset kombëtar i padiskutueshëm, që zhduku komunizmin, por që sot është një mision i lënë në mes nga Basha.

“Nuk jam asgjë më shumë veçse njëri prej jush. PD nuk i ka humbur vlerat e saj, prezenca juaj këtu dëshmon edhe njëherë dëshirën tuaj për të qenë pjesë e një partie. Në këto zgjedhje shumë prej jush u fshin me një të rënë lapsi. PD do nisë punën në shtator, ku pjesa më e madhe nuk do jenë demokratë. Sot jemi këtu për të thënë fjalën e lirë. Institucioni i PD, aset kombëtar i padiskutueshëm, partia që zhduku komunizmin, sot një mision i lënë në mes nga Basha, por që ne së bashku duhet ta vijojmë këtë mision. Partia politike nuk është pronë e individit”, tha Olli.

Patozi zbuloi pse është zgjedhur qyteti i Durrësit për takimin e parë, duke thënë se ky qytet është një barometër për gjendjen e PD.

“Unë e kam marrë shumë seriozisht këtë takim, ndaj dhe do kërkoj lejen tuaj të flas ulur. Janë kushtet më ekstreme ato që po kalon PD. Ka qenë i menduar mirë takimi i parë në Durrës, pasi në ka një barometër për gjendjen e PD ky është Durrësi. Nëse Durrësi e pranon PD, PD fiton në gjithë Shqipërinë, nëse e refuzon, PD nuk ka të ardhme”, tha Patozi.

Më tej, ai shtoi se Basha korri më 25 qershor atë që mbolli në katër vite në krye të PD.

“Humbëm për shkak të lidershipit të dobët dhe kaotik, për vendime që s’u menduan dhe morën kurrë. Kauza në çadër ishte e drejtë, por arsyeja nuk ishte ajo. Marrëveshja ishte e gabuar, lista dhe fushata. Këto e rënduan shumë situatën në PD, që korri atë që Basha mbolli në katër vite”, deklaroi Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0051908493041992