INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikohet Beyonce: Nuk të takon të veshësh kostum indian

Kritikohet Beyonce: Nuk të takon të veshësh kostum indian

Publikuar më: 16:33 31-01-2016

Vetëm pak ditë kanë kaluar nga publikimi i klipit “Hymn for the Weekend” interpretuar nga Coldplay dhe Beyonce dhe menjëherë u ngritën akuza kundrejt këngëtares për rolin e saj.

Kritikat në internet kanë qënë të shumta në lidhje me kostumin indian të këngëtares, e cila sipa tyre quhet përvetësim kulturor.

Videoja me regji të Ben Mor paraqet artisten të veshur me një kostum tipik të kulturës Desi në Indi dhe të pikturuar me Hena ashtu si një aktore Bollywood-i, ndërkohë që këngëtari I grupit Chris Martin, është duke e parë atë nga ekrani i kinemasë.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit reagojnë, sidomos me traditat e kulturës Deesi të cilat janë parë në videot muzikore të artisteve të ndryshme, përmendim këtu Iggy Azlea në videon e këngës “Bounce” apo Selena Gomez në “Come and Get It”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035607814788818