INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikoi Luana Vjollcën, kërcënojnë Eva Muratin [FOTO]

Kritikoi Luana Vjollcën, kërcënojnë Eva Muratin [FOTO]

Publikuar më: 18:53 26-03-2018

Eva Murati së fundmi në një intervistë për "Thumb" është shprehur se nuk e sheh si shembull Luana Vjollcën qoftë edhe nëse bëhet fjalë edhe në muzikë, menjëherë pasi tha diçka të tillë, situata u pasqyrua thuajse në të gjitha portalet.

"Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë", u shpreh Eva.

Më vonë, reagoi edhe Luana e cila në një postim shkruante: "Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar".

Mesa duket ky debat nuk është mbyllur me kaq, edhe pse vajzat kanë bërë “armë pushim”, duket se fansat e Luanës nuk janë ndalur, madje e kanë kërcënuar Evën.

"Mirëmbrëma zonjushë, ups zonjë, kush je ti me shajt Luanën? Apo ndoshta nga inati. Më vjen keq të të them, por Luana është moderatorja më e shkëlqyer në Kosovë e Shqipëri. Nëse edhe një fjalë flitet për Luanën do kesh punë me ne", i komenton një luanatore, Evës.

-640-0-5ab92a4d9af8c.jpg

"Obobobo", i replikon Eva. "Ça po të duket vetja?", i shkruan një tjetër. "Nga ato 15 vjeçaret jeni ju?", ja kthen Eva.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436