Albano Bogdo, aktori i “Apartamentit 2XL”, gjithmonë komenton dhe kritikon në Facebook, në lidhje me ngjarjet që ndodhin në vend, por si për ironi të fatit, Facebook ka nisur të “çensurojë” disa prej postimeve të Bogdos. Nga postimi i tij i fundit në Facebook, duket se nuk i ka pëlqyer ky fakt dhe është shprehur shumë i acaruar.
"Sa e çuditshme. Një ditë pas statusit që bëra dje, me erdhi sot një paralajmërim nga FB, i cili më njoftonte se profili im do mbyllet, nqs nuk i respektoj edhe një herë tjetër standartet e komunitetit.
Dmth po bëhemi si Turqia. Po na censurojnë edhe fb. Mesa duket, po më thonë me stil, që mos të merrem me këto punë, të them vetëm barsoleta në fb. Epo mirë.....po ju them një barsoletë....Ju betohem që ministrat shqiptarë nuk vjedhin".