INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikuan Anxhela Peristerin për performancën në EUROVISION, Olti Curri reagon ashpër: Boll na çatë…

Kritikuan Anxhela Peristerin për performancën në EUROVISION, Olti Curri reagon ashpër: Boll na çatë…

Publikuar më: 13:36 24-05-2021

Anxhela Persiteri me këngën e saj “Karma” nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i 21 në “Eurovision”.

Tekstshkruesi i kësaj kënge, njëherazi edhe pjesëtari i ekipit që RTSH dërgoi në Holandë, Olti Curri, ka reaguar ashpër ndaj atyre që kritikuan veshjen e Peristerit, por edhe performancën e saj në skenën Evropiane.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thekson, se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.

 “Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela…

Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj.

Do gjeni përherë diçka Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri i cili ishte një nga përfaqësuesit e dërguar nga RTSH.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377