Nuk është bërë ende një vit nga ceremonia e zhurmshme e fejesës në Zvicër e Seldi Qalliut me Mimoza Shkodrën.
Këngëtarët, të cilët në një darkë familjare shkëmbyen unazat e fejesës tetorin e vitit që lamë pas, kanë zhdukur papritur çdo zhurmë të lidhjes së tyre në rrjetet sociale.
Ndërkohë që Panorama plus shkruan se miq të përbashkët flasin jo thjesht për një krizë, po për ndarje. Çifti që shfaqej kudo bashkë, fshinë gjithë fotot e përbashkëta pak ditë më parë, ndërkohë që nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë verës.
Seldi ka reduktuar edhe postimet në rrjete sociale, por së fundmi ka thyer heshtjen, duke postuar një foto i vetëm në makinë, ku duket i mërzitur. Me një selfie ku shfaqet i veshur në të zeza, këngëtari ka preferuar heshtjen përmes këtij mesazhi të koduar, duke lënë të kuptohet se ai tashmë nuk është me Mimozën në krah.
Nuk dihet se çfarë kontraditash kanë pasur, ndërkohë që e mbanin lidhjen në distancë për faktin se Mimoza jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa Seldi në Tiranë.
Ndërkohë mediat kanë raportuar se çifti Mimoza Shkodra e Seldi Qalliu kanë pasur krizën e parë të lidhjes, vetëm dy muaj pas fejesës. Atëherë u fol se Seldi kishte hequr dorë nga bashkëjetesa në Zvicër me këngëtaren për t’u rikthyer në Tiranë. Nuk dihej çfarë e kishte detyruar Seldin, që vendosi të mos jetonte në një shtëpi me Shkodrën, me të cilin direkt pas fejesës realizoi klipin “Dashni”, me një fabul dedikuar historisë së tyre.
Mediat e Kosovës dhanë lajmin se çuditërisht Seldi u rikthye në Shqipëri pas disa muajsh qëndrimi në Zvicër pranë të fejuarës së tij. Një opsion është se mbase angazhimet e këngëtares e penalizuan që ajo ta shoqëronte të fejuarin e saj në vendin e tij të lindjes, kur dihej se përveç muzikës Mimoza ushtron edhe një profesion tjetër si teknike e laboratorit dentar.