Ministrat e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel, në kohën kur ka shqetësime se kriza me migrantë mund të kërcënojë mbijetesën e bllokut.
Të mërkurën, Austria dhe vendet e Ballkanit kanë rënë dakord që të forcojnë kontrollet kufitare dhe kanë paralajmëruar se mund të mbyllin tërësisht kufijtë.
Vendimi është kritikuar nga Greqia, ku mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar, pasi Maqedonia u ka ndaluar hyrjen afganëve në territorin e saj, duke u dhënë përparësi sirianëve dhe irakianëve.
Hungaria, ndërkohë, ka thënë se do të mbajë referendum për të pranuar ose jo kuotat e BE-së për shpërndarjen e migrantëve në bllok.
Mi 100,000 migrantë kanë arritur në Evropë vetëm këtë vit.