INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në Katalonjë, Puigdemont: Nuk arratisem, BE të reagojë

Kriza në Katalonjë, Puigdemont: Nuk arratisem, BE të reagojë

Publikuar më: 17:18 31-10-2017

Vetëm një ditë pasi Madridi e akuzoi presidentin e shkarkuar Katalanas për rebelim dhe pas zërave se ky i fundit do të kërkonte azil në Belgjik, Puigdemont reagon.

Gjatë një konferencë për mediat nga Brukseli, presidenti u shpreh se do të respektojë rezultatet e shpallura nga Spanja.

Por ai kërkoi që Europa të reagojë pasi nuk mund të jetë populli katalanas ai që duhet të paguajë.

‘Nuk jam këtu për të kërkuar azil. Dua të kujtoj se pas referendumit të 1 tetorit ne ishim gati për dialog, por Madridi e refuzoi. Cështja e Katalonjës vë në pikëpyetje shumë prej vlerave ku bazohet Europa. Ne do të respektojmë zgjedhjet e 21 dhjetorit, është një sfidë demokratike që ne e e pranojmë. Duke votuar i zgjidhim problemet nuk fusim njerëz në burg. Ne nuk e braktisëm qeverinë, vijojmë të punojmë. Nuk do t’i arratisemi drejtësisë por do të përballemi. Nëse proçesi është i drejtë jam gati të vuaj 30 vite burgim” u shpreh Puigdemont

Puigdemont nuk sqaroi para 150 gazetarëve sesa kohë do të qëndronte në Belgjike por shtoi se do të kthehej kur ai do të merrte siguri nga qeveria spanjolle

Një ditë më parë prokurori spanjoll akuzoi për rebelim presidentin e shkarkuar dhe ministrat katalanas të cilët pak ditë më parë shpallën pavarsinë e rajonit i cili tashmë është nën kontrollin e Spanjës.

Article Logic
Execution time: 0.001662015914917