INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në Kosovë/ Thaçi takohet me kryetaren e KQZ-së: ‘’Jam i gatshëm për zgjedhje të parakohshme’’

Kriza në Kosovë/ Thaçi takohet me kryetaren e KQZ-së: ‘’Jam i gatshëm për zgjedhje të parakohshme’’

Publikuar më: 18:14 31-07-2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së këtij institucioni për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëse ato do të mbahen.

Zyra e Presidentit njofton se z. Thaçi ka theksuar se ai do t’i shterojë të gjitha mundësitë dhe në konsultime me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik në Kosovë.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpalli menjëherë zgjedhjet e reja”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se nga kryetarja Daka është njoftuar se KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Kryetarja e KQZ-së ka deklaruar po ashtu se nëse shpallen zgjedhjet, institucioni që ajo drejton do të kërkojë mjetet e nevojshme nga Qeveria.

“Nëse shpallen natyrisht KQZ-ja kërkon mjetet e nevojshme nga Qeveria dhe vendoset për buxhet, sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor, prandaj edhe nuk e kemi pasur buxhetin e nevojshëm, ndërkaq gjithmonë nëse shpallen zgjedhjet, atëherë KQZ-ja do të veproj sikurse herëve të tjera”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283