INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në Lindjen e Mesme rrezikon Botërorin ‘Qatar 2022’

Kriza në Lindjen e Mesme rrezikon Botërorin ‘Qatar 2022’

Publikuar më: 15:08 12-06-2017

Kriza politike në Gjirin Persik, ka prodhuar dhe viktimen e parë futbollitike. Bëhet fjalë për një aribitër, i cili do të drejtonte sfidën Tajland-Emiratet e Bashkuara Arabe, takimi i vlefshëm për fazën e tretë kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” për zonën aziaktike.

Vendimi për të ndërruar kryesorin e kësaj sfide është marrë nga ana e FIFA-s me kërkesë të Federatës së Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo për shkak se ai është me origjinë nga Katari.

Pasuesit e tij tashmë janë vendosur dhe do të jetë nga Singapori, ndërsa dy asistenët e tij nga Malajzia. Në rregullorën e organit më të lartë të futbollit, është e shprehur qartë, se në futbollin ndërkombëtar nuk lejohen ndërhyrje politike, por duket se këtë herë ky ligj është anashkaluar, shkruan supersport. Vendimi është arsyetuar se vjen për motive sportive dhe të situatës aktuale gjeo-politike. Nga ana tjetër Presidetni i Fifas, Gianni Infantiono është shprehur se duhen edhe pse vite deri nga zhvillimi i botërorit “Qatar 2022” dhe se shpreson që situata të vijë drejt normalitetit.

Gjithashtu shtoi se nëse bota e futbollit mund të japë kontributin e saj, për të normalizuar gjëndjen ata janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062