INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në Mianmar, shefi i OKB-së: 'Shansi i fundit' për nobelisten

Kriza në Mianmar, shefi i OKB-së: 'Shansi i fundit' për nobelisten

Publikuar më: 12:38 17-09-2017

Udhëheqësja “de facto” e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka “një mundësi të fundit” për të ndalur ofensivën e ushtrisë së vendit të saj, që ka detyruar qindra mijëra pjesëtarë myslimanë të komunitetit Rohingya që të largohen drejt Bangladeshit. Paralajmërimi vjen nga shefi i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka thënë për BBC se , nëse ajo nuk vepron tani, “tragjedia do të jetë tmerrësisht e rëndë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar disa herë se kjo ofensivë mund të konsiderohet fare mirë edhe si spastrim etnik. Mianmari, ndërkohë, është justifikuar me faktin se thjesht po i përgjigjet një sulmi vdekjeprurës të muajit të kaluar nga militantët Rohingya, e mohon që të ketë shënjestruar civilët. Ushtria nisi operacionet masive pas sulmit ndaj policisë në qytetin verior Rakhine. Në një intervistë për “BBC”, përpara Asamblesë së Përgjithshme të kësaj jave në OKB, Guterres tha se Aung San Suu Kyi ka shansin e fundit për të frenuar ofensivën, gjatë adresimit përballë kombit të saj që do të zhvillojë të martën. “Nëse ajo nuk e përmbys këtë situatë, tani, atëherë mendoj se tragjedia do të jetë absolutisht e tmerrshme, e fatkeqësisht nuk shoh ndonjë mënyrë sesi mund të ndryshojë në të ardhmen”, tha Guterres, i cili përsëriti për të disatën herë se komuniteti Rohingya duhet të lejohet të kthehet në shtëpitë e tyre. Ai tha gjithashtu se, është e qartë që ushtria e Mianmarit ka ende frerët e pushtetit në këtë vend, duke ushtruar presion ndaj saj që “të bëjë atë që duhet bërë në terren” në Rakhine. Aung San Suu Kyi, e nderuar edhe me çmimin Nobel për Paqe për shkak se ka kaluar shumë vite nën arrest shtëpiak gjatë sundimit të juntës ushtarake në ish-Birmani, po përballet me kritika të ashpra për çështjen “Rohingya”. Ajo nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e pretendon se kriza po shtrembërohet nga një “mal i madh me informacione të rreme”. Rohingya që kanë ikur nga Mianmar që nga ajo kohë thonë se ushtria u përgjigj me një fushatë brutale, duke djegur fshatra dhe duke sulmuar civilët në një përpjekje për t'i përzënë ata. Rohingya, pakica pa shtetësi, kryesisht muslimane që jeton në Rakhinë me shumicë budiste, kanë përjetuar për shumë kohë persekutimin në Myanmar, gjë që i ka detyruar ata të lënë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879