INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza, Pandeli Majko apel për gjithë politikën: Pas 1 korrikut të...

Kriza, Pandeli Majko apel për gjithë politikën: Pas 1 korrikut të...

Publikuar më: 14:04 30-06-2019

Edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, votoi sot në qendrën e tij të votimit në Liceun Artificial “Jordan Misja”. Të sotmen ai e vlerësoi një ditë normale e të qetë. “Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko.

Më pas Majko apeloi për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, pas 1 korrikut palët duhet të ulen të gjithë në një tryezë e të gjejnë zgjidhje për situatën politike. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri-tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, u shpreh ministri.  Ai u shpreh edhe për zgjedhjet e para viteve ’90. “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”, deklaroi Majko.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275