Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar.
Mbledhja vjen në një kohë kur po diskutohet edhe vazhdimi i koalicionit me PS. LSI ende nuk ka bërë të qartë qëndrimin e saj, ndërsa ftesa për një mandate të dytë në bashkëqeverisje me PS i ka ardhur disa herë.
Ndërkohë kanë nisur edhe procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, ku LSI dhe PS kanë deklaruar se presidenti do të jetë një figurë konsensuale e gjithëpranuar. Në 19 prill do të jetë raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.