Pas thirrjes publike që partitë e vogla i bënë Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të thirrur një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, ditën e martë në ora 11:00 pritet që kreu i Shtetit të zhvillojë një takim me krerët e PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PPA-së.
Ashtu si dy vite më parë edhe këtë herë të vegjlit janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur realizimin e një tryezë pozitë-opozitë për zgjidhje të krizës
Thirrja e aleatëve të Bashës erdhi pas takimit që patën një ditë më parë me ambasadorin e BE-së Luigji Soreca.