INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike, Nard Ndoka propozon tri zgjidhje …

Kriza politike, Nard Ndoka propozon tri zgjidhje …

Publikuar më: 14:11 30-03-2019

Kriza politike që ka mbërthyer vendin nuk duket të ketë zgjidhje, pasi palët vijojnë t’i qëndrojnë me kokëfortësi bindjeve të tyre.

Por në një postim në Facebook, aleati i Bashës, Nard Ndoka ka zbardhur tre mundësitë, që sipas tij ekzistojnë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit aktual.

Sipas kreut të Partisë Demokristiane, gjithçka do të nisë duke larguar Edi Rama nga posti i Kryeministrit.

Më tej në alternativën e tij për zgjidhjen e krizës ish-deputeti nxjerr edhe dy data të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme, siç 20 tetori 2019 dhe 22 marsi 2020 pas qeverisjes për një 1 vit nga një kabinet tranzitor.

POSTIMI I PLOTË:

Rama ka dalë nga shinat; Ai e ka humbur rrugën, logjikën, drejtpeshimin dhe orientimin për me tej!
Tre rrugë për zgjidhjen e krizës:
1. Qeveri socialiste, pa Ramën KM, zgjedhje me 20 Tetor!
2. Qeveri kalimtare, zgjedhje me 22 Mars.(Reforme elektorale, në drejtësi, administrative e integrim europian)
3. Nëse nuk ka reagim dhe zgjidhje deri me 12 Prill; protestë pafund, bllokim total të pushtetit të papërgjegjshëm në çdo mënyrë dhe formë “demokratike”!

Rrugë tjetër nuk ka; kush pret zgjidhje tjetër, gabon rëndë.
(Konsultuar me; analiste, politologë, qytetarë dhe me një grup “mjekësh” të specializuar).

Keto jane zgjidhje për vendin, jo për partitë e qeveritë!
v.o. Ideja është thellsisht personale!

Article Logic
Execution time: 0.0036327838897705