INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike në Gjermani, fati i Merkel dhe pasojat në Evropë

Kriza politike në Gjermani, fati i Merkel dhe pasojat në Evropë

Publikuar më: 12:44 22-11-2017

Kriza politike në Gjermani ku nuk është arritur një koalicion qeverisës po hedh shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e kancelares Angela Merkel e cila në zgjedhjet e shtatorit triumfoi.
CDU e Merkel nuk arriti bashkëbisedime me partinë Liberal Demokrate dhe partinë ekologjiste.

Britanikja 'The Guardian' shkruan se tre skenarë mund të ndodhin në Gjermani

E para Merkel të formojë koalicion me Social Demokratët e Opozitës por këta të funidt e përjashtuan si opsion.

E dyta që Merkel të formojë një qeveri pakice vetëm me një parti në kushte të tilla me të gjelbrit. Por pas bisedimeve me presidentin Merkel preferoi zgjedhje dhe jo një qeveri në pakicë.

E treta mbeten zgjedhjet e reja cka u përkrah nga Merkel.

Një moment i rëndësishëm për Gjermaninë, pasi secili prej skenarëve prodhon pasiguri më vendin’ shkruan e përdithshmja britanike. Ndryshimet do të prekin edhe pjesën tjetër të Evropës. Dështimi i negociatave në Berlin mund të jetë fillimi i kohëve shumë të vështira për Europën dhe efektet po nisin të ndihen.

Sipas The Guardian, zgjedhjet e reja, nëse zhvillohen, do të mund të shënonin edhe fundin e karrierës së gjatë politike të Angela Merkel. Ka spekulime se CDU-ja e Merkel mund të kërkojë zëvendësimin e saj si kryetare.

Edhe nëse kjo gjë ndodh, është shumë e paqartë se kush mund të ishte kryetari i ri i CDU-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040102005004883