INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike në vend, Meta thërret në takim të gjitha partitë

Kriza politike në vend, Meta thërret në takim të gjitha partitë

Publikuar më: 17:10 26-04-2017

Kreu i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka thirrur në një takim të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar në lidhje me krizën që ka kapluar politikën në vend. Në këtë takim pritet që të flitet dhe për rekomandimet për reformën zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Këto takime vijnë një ditë pas dështimit të negociatorëve europianë për të mbledhur bashkë të gjithë palët, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë.

Ndërmjetësit ndërkombëtarë David McAllister, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein gjatë së martës u takuan me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, por nuk arritën të gjenin një zgjidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549