INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike, paralajmërimi i fortë i Ilir Metës: Mund të sjell konfrontime. I gatshëm të lë mandatin e Presidentit

Kriza politike, paralajmërimi i fortë i Ilir Metës: Mund të sjell konfrontime. I gatshëm të lë mandatin e Presidentit

Publikuar më: 11:52 20-03-2019

Presidenti ilir Meta ka folur sot me tone paralajmëruese për situatën aktuale politike në vend. Ai tha se një situatë e tillë e ka parashikuar por kërkon evitimin e përshkallëizmit, e cila sipas tij, mund të çojë në konfrontime. “E rëndësishme është të evitojmë çdo përshkallzim të krizës, e cila mund të sjell konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën, ngjarje që kanë cenuar rëndë interesin e vendit, kanë cenuar edhe jetën e qyterarëve dhe kanë vonuar proceset integruese”, tha Meta nga Pogradeci.

Ai i kërkoi drejtuesve të partive të mos sakrifikojnë vendin për karriget e tyre. “Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë për të parandaluar një situatë dhe krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari, të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike, të rivendos normalitetin kushtetues, institucional politikë. Dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave, jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit tim si President mbase të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike, parimore, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende, për të ndalur instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, theksoi kreu i shtetit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715