INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike përgjatë majit të këtij viti ka larguar turistët/ Kemi humbur pushues potencialë

Kriza politike përgjatë majit të këtij viti ka larguar turistët/ Kemi humbur pushues potencialë

Publikuar më: 08:30 26-06-2019

Shqipërinë muajin që lamë pas e vizituan rreth 401 mijë të huaj. Sipas një raporti të INSTAT krahasuar me një viti më parë, rritja e hyrjeve të të huajve ishte minimale, prej vetëm 1.7%, ndryshe nga zgjerimi dyshifror i muajve të mëparshëm.

Pikë së pari efektin kryesor e ka dhënë rënia e turistëve nga Kosova, të cilët për shkak të muajit të Ramazanit nuk kanë udhëtuar gjatë majit. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në maj ranë me gati 19% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Efekti i dytë lidhet me krizën politike, turistët u stepën, pasi panë nëpër televizione situatën e agravuar mes palëve politike, sidomos ata të vendeve fqinjë, që vijnë me rrugë tokësore. Turistët nga vendi fqinjë Maqedonia, që janë të dytët në numër pas atyre të Kosovës ranë me 8.3% në maj. Edhe nga Mali i Zi ka pasur gati 10% më pak hyrje.
Ulje të ndjeshme pati dhe nga turistët potencialë siç janë polakët. Rënia, që u shënua ishte gati 13%.
Veç problemeve që ka gjithnjë Shqipëria që lidhen me shërbimet apo infrastrukturën që pengonin ardhjen e pushuesve duket se këtë vit ju shtuan dhe konfliketet politike. Ndaj do të përfitohen më pak të ardhura nga turistët, pasi që në pranverë shumë nga ta nuk guxuan të vijnë për shkak të pasigurisë.
Gjithësesi nëse i ndajmë me kombësi, ka patur vetëm një rritje në maj të italianëve me 12.2%, zvicerianëve dhe spanjollëve.

Article Logic
Execution time: 0.00400710105896