INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike. Rama në zyrën e Ilir Metës

Kriza politike. Rama në zyrën e Ilir Metës

Publikuar më: 09:43 26-04-2017

Vetëm pak orë pas zhvillimit të negociatave për ti dhënë fund krizës politike, Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e së mërkurës në zyrën e aleatit kryesor Ilir Meta. Takimi vjen në kuadër të takimeve të përjavshme të dy krerëve të mazhorancës, një ditë para seancës plenare.
Mësohet se takimi i cili filloi rreth orës 9:00 është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit dhe mendohet se në qendër të diskutimit do të jetë situata politike. Pak minuta më vonë takimit iu bashkua edhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ende nuk ka bërë një reagim për mos arritjen e negociatave me PD, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për Vettingun.
Pas negociatave politike, të cilat dështuan edhe me angazhimin e dy europarlamentarëve Ilir Meta ftoi në makinën e tij Taulant Ballën. Ndërkohë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë.

Article Logic
Execution time: 0.0024640560150146