INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike sjell në Tiranë 7 eurodeputetë

Kriza politike sjell në Tiranë 7 eurodeputetë

Publikuar më: 16:42 25-02-2019

Gjatë ditëve të fundit janë përcjellë shumë mesazhe nga faktori ndërkombëtar lidhur me krizën politike, e shkaktuar pas djegies së mandateve nga ana e opozitarëve. Por veç mesazheve politika shqiptare do të pres dhe eurodeputetë, që do të vijnë posaçërisht për të diskutuar për situatën aktuale politike. Kështu, të mërkurën në Shqipëri do të vijnë 7 eurodeputetë të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku në axhendë do të kenë krizën politike në Shqipëri.

Të enjten, pikërisht kur opozita do të mbajë protestën e radhës, ata do të kenë konferencën për mediat.
Kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin këtë situatë me anë të dialogut konstruktiv.
“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv”, ka thënë ai.

Pas Shqipërisë 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541