INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike sjell në Tiranë zyrtarin e DASH

Kriza politike sjell në Tiranë zyrtarin e DASH

Publikuar më: 13:08 03-09-2019

Thellimi i krizës politike në vend dhe mungesa e rrugëdajleve prej saj po sjell në Tiranë një zyrtar të lartë të DASH. Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën këtë javë.

Mësohet se Kostelancik do të ketë takime me liderët kryesorë në vend dhe përfaqësues të forcave politike për zgjidhjen e krizës politike. Po kështu, të enjtën zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Kostelancik është një diplomat karriere. Më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Deri në korrik ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në DASH marrëdhëniet me Rusinë.

Kriza politike që nisi në muajin shkurt që kur opozita zyrtare vendosi të djeg mandatet vetëm është thelluar. Opozita sërish ka paralajmëruar protesta dhe është e pandryshueshme kërkesa e saj, largimi iEdi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimit të një qeverie kalimtare.

Nga ana tjetër përmes votimeve të 30 qershorit Partia Socialiste ka marrë të gjitha bashkitë e vendit dhe nuk pranon përsëritje të zgjedhjeve në datën e dekretuar nga Meta, më 13 tetor. Por ndërsa muajit ikin Shqipëria ngelet në vend sa I përket proceseve integruese në Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004