INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kriza politike. Zyrtari i lartë amerikan, tur takimesh në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 17:23 15-05-2017

Edhe pse hermetik mbi skenarin e plotë se çfarë do të ndodhë më 13 maj, në protestën e opozitës, Lulzim Basha ka lëshuar një për herë të parë një sinjal edhe mbi vazhdimësinë e çadrës.
“Dymbëdhjetë javë qëndresë përmbyllen nesër. Nesër kjo qëndresë do të inagurojë republikën e re”-deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Për të kuptuar më shumë mbi skenarin e nesërm, në një intervistë për IN TV, numri dy i partisë demokratike Edi Paloka ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama që të mos provokojë pasi PD do jetë në krye të protestës. Nënkryetari i selisë blu Paloka thotë se demokratët shkojnë në shesh për të protestuar paqësisht e se drejtuesit e saj do të jenë në krye të saj, pavarësisht asaj se çfarë mund të ndodhë në bulevard.

Kjo e Hënë shënoi dhe atë që mund të cilësohet si tentativa e fundit e partnerëve tanë ndërkomëbëtare për ti dhënë zgjidhje krizës politike. Në Tiranë ka mbërritur zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili ka zhvilluar takime të posaçme me zyrtarët më të lartë politik. Hoyt Brian Yee në fillim ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Rama, ku ka qëndruar rreth 60 minuta. Pasi ka lënë zyrën qeveritar zyrtari i Departamentit të Shtetit ka mbërritur në zyrën përballë, atë të Ilir Metës. Ndërsa kryeparlamentari Meta është shprehur:
““Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Hoyt Brian Yee ka refuzuar të ketë një prononcim për mediat, por ka zgjedhur një drekë pune me gazetarë të mediave kryesore në vend ku mësohet të ketë thënë se:
“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”. SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitë”.
Pas drekës së punës me mediat Hoyt Brian Yee ka mbërritur në selinë blu, ku ka zhvilluar takimin me liderin e demokratëve. Por, SHBA i ka kushtuar një vëmëndje edhe zërave kundër në radhët e PD-së. Për këtë qëllim gjatë qëndrimit në Tiranë Hoyt Brian Yee kishte parashikuar të takonte 4 deputetë demokratë, Astrit Patozi, Eduart Sleami , Jozefina Topalli e Majlinda Bregu. Vetëm dy të fundit kanë zhvilluar takimin me zyrtarin e lartë të DASH, të ndara me njëra-tjetrën në selinë e ambasadës së SHBA, në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0029218196868896