INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kriza, të gjithë “në këmbë”. Ndërkombëtarët: Rrezik kolapsi politik [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 26-04-2017

Brukseli kërkon zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, e kjo duhet të ndodhë tani. Ne reagimin e parë pas bisedimeve të zhvilluar Tiranë, negociatori i Brukselit Davit McAllister thotë se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri kalon nëpërmjet 2 rrugëve, e kjo sipas tij duhet të ndodhë sa më parë.
“Çështja thelbësore e datës së zgjedhjeve dhe formimi i mundshëm i një qeverie teknike kalimtare nuk kanë konsensus. Tani është koha për të kapërcyer bllokimin politik”-deklaron negorciatori.
Ndërsa bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bild tështë edhe më i shqetësuar mbi krizën politike në vendin tonë. Ndërkohë në Tiranë janë intensifikuar jo vetëm lëvizjet politike por edhe ato diplomatike. Kryeministri qëndroi për më shumë se 2 orë në zyrën e aletit kryesor, e më pas priti në një takim kreun e KQZ, i cili i është ofruar opozitës, në shërbim të zgjidhjes së krizës politike. Ndërsa në mesditë Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë menjëherë pas takimit me kreun e ekzekutivit, ambasadori Donald Lu i shoqëruar dhe nga ambasadorja e BE Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE Borchardt kanë mbërritur në zyrën e kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa ambasadorët e partneravë evropiane dhe amerikanë janë në kërkim të zgjidhjes së krizës politike në shqipëri, kreu i LIBRAS Ben Blushi e gjen diku tjetër zgjidhjen e saj. “Rilindja nuk ka më shumë se 60 mandate sot në parlament që do të thotë se gjithë partitë e tjera bëjnë të paktën 80 mandate.E ftoj Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në mocion. Jemi 80 kundër 60”-thotë Blushi. Ndërsa nga çadra e lirisë qytetarët kanë një kërkesë direkte për ambasadorin amerikan Donald Lu. “Ose flit ose më jep vizën që të iki që këtu”

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494